Pol Skols mund të vendosë të zgjatë qëndrimin e tij në “Old Trafford” pas përfundimit të këtij sezoni, sipas gazetës “The Sun”.
Edhe pse doli në pension në fund të sezonit të kaluar, 37-vjeçari ka bërë një rikthim dramatik në fillim të këtij viti dhe u inkuadrua si një zëvendësues në fitoren 3-2 të Junajtid ndaj Mançester Siti në Kupën FA.
Atij nuk iu desh kohë për tu adoptuar në mesfushë pasi çdokush i di aftësitë e tij.
Raportet tani sugjerojnë se ish-lojtari i Anglisë po mendon të qëndroj në “Old Trafford” edhe për një vit, megjithëse ka pranuar se atij do t’i duhet të diskutojë më parë me familjen e tij.
Menaxheri Sër Aleks Ferguson ka konfirmuar se bordi ka hartuar një marrëveshje një-vjeçare për mesfushorin.
Ferguson ka zbuluar edhe statistikat nga lojërat e fundit të cilat tregojnë se Skols është mesatarisht i të njëjtit nivel si 16 muaj më parë. (LajmeShqip.com)