Siç u përfol 10 ditë më parë, ekziston një plan bardhezi për “El Nino Maravilla”, lojtarin më të joshur të momentit. Një mundësi e vështirë, por që mund të realizohet, nëse bëhen dy kondita. E para niset nga ultimatumi i kilianit, dje, “Barcelona ose Udinese”. Udinese nuk ka nevojë për para dhe nuk ka pse përshpejton për ta ulur çmimin (28 milionë + 1 lojtar).
Duke pasur parasysh mos-shitjen e Inler, mund të mbahet edhe Sanchez për t’u përdorur në eliminatoret e Champions. Kundërshtari pritet të jetë i fortë (Arsenal-Bayern). Italianët e duan Udinesen në fazën e grupeve, por nëse kjo nuk realizohet, atëherë fondet që do të vinin nga kualifikimi duhet të vijnë nga shitjet. Në këtë rast Juventusi do të ishte në garë.
Këto dy skenare janë të vështira për t’u realizuar, por jo të pamundur. Vetë përgjegjësi i sektorit të të rinjve të Udineses, Andrea Carnevale ka pohuar: “Presidenti Pozzo e ka përsëritur shpesh që ne pas 40 ditësh kemi para-eliminatoret dhe pritet një skuadër e fortë mes Arsenal, Benfica, Bayern, dhe duam të paraqitemi atje me kampionë si Sanchez.”
Sanchez është lojtari i preferuar nga Conte, por edhe Marotta do të kursente 28 milionë euro nga paga e lojtarit, duke qenë se ai do të përfitonte 3. 5 milionë euro në vit, përballë 7. 5 të Agueros.