Lionel Messi shënoi një breshëri për një fitore 5-4 në total ndaj Real Madridit në një takim dramatik e, sidomos, në fund kur u shpërndanë kartonë të kuq për Marcelon, Ozil dhe David Villan.
“Mourinho është shkatërrimi i futbollit spanjoll”, u tha gazetarëve Pique. “Njerëzit janë në kërkim për fajtorët, por ata janë në Madrid. Dikush duhet t’i marrë videot, t’i analizojë ato dhe të vihet në përfundim se kush është në faj”.
Kështu ndodhi edhe në “EL Clasicot” e kaluara dhe rivaliteti mes klubeve është duke u rritur gjithnjë e më shumë, po bëhet më i hidhur.
Mourinho, i cili u ndëshkua nga UEFA pas veprimit e tij në Ligën e Kampionëve, kundër Barcelonës, në gjysmëfinale, ka akuzuar Barcelonën se ata luajnë me veprime për të ndikuar tek gjyqtarët, ndërsa rivalët e Barcelonës pohojnë se lojtarët e Realit ishin tepër agresivë.
“Ne shpresojmë se të enjten të gjithë do të flasim për një lojë të madhe të futbollit dhe jo përleshje,” shtoi Pique, fitues i Kupës Botërore me Spanjën.
“Nuk është hera e parë që kjo po ndodh, problemi qëndron gjithmonë tek të njëjtit njerëz, dikush duhet për ta zgjidhur këtë”, tha ai.
Marcelo dhe shoku i ekipit Mesut Ozil u dërguan jashtë, siç u dërgua edhe David Villa i Barcelonës.
Në konferencën pas ndeshjes Mourinho akuzoi lojtarët e Barcelonës se bien në tokë lehtë. “Marcelo mori një karton të kuq, sepse ne të gjithë e dimë se çfarë ndodhi”, tha portugezi.
“Ishte një lojë spektakolare nga e minuta e parë deri në minutën e fundit. Por, nga minuta e parë e gjysmës së dytë gjërat filluan te rrjedhin keq, dhe unë nuk e kritikojë atë, sepse unë e di se njerëzit do ta bëjnë atë, Barcelona ka fituar 2-1 në këtë pikë, kjo ndodh me ekipet e vogla, kur ata e gjejnë veten në vështirësi”, tha ai.
Gjatë përleshje të lojtarëve dhe të stafit të menaxhimit, fotografitë televizive treguan se Mourinho u mundua ta kap per veshi ndihmëstrajnerin e Barcelonës, Vilanova, dhe mediet në mbarë botën thonë se “Mourinho nuk është trajner futbolli, ai është i ndyrë, njeri pa karakter dhe psikopat”.
Kur u pyet për incidentin, Mourinho u përgjigj: “Unë kam qenë i sjellshëm dhe luajta si një njeri dhe nuk kam rënë në tokë në prekjen e pare, unë nuk e di kush është Vilanova”.
Pep Guardiola u tha gazetarëve: “Imazhet do të flasin për vetë, e kjo do të përfundojë keq, nëse nuk do të ndalet së shpejti”. (LajmeShqip.com)