Presidenti i skuadrës portugeze të Portos, Pinto da Kosta kishte parashikuar që Zhoze Mourinjo pas Çelsit do të merrte drejtimin e Interit dhe prognoza e tij doli e saktë. Tani ai i sugjeron Andre Vijas-Boas se nëse largohet nga Çelsi, të marrë të njëjtin drejtim.
Vijas-Boas e mori Çelsin në qershor, pasi drejtoi Porton tek një sukses i trefishtë mbresëlënës në sezonin 2010/11.
Ai ka luftuar për të riprodhuar një sukses të tillë gjatë sezonit të tij të parë në “Stemford Brixh” por Çelsi është në vendin e pestë në renditjen e Premier League, me 17 pikë pas kryesuesve të Mançester Siti.
Skuadra nga Serie A, Inter nuk ishte në gjendje për të siguruar shërbimet e Vijas-Boas për shkak të klauzolës 15 milionë euro që kërkonte Porto për lirimin e kontratës së tij.
Por në qoftë se Çelsi do ta shkarkojë atë, Da Kosta mendon se “San Siro” do të jetë një destinacion ideal për ish-punonjësin e tij.
“Nëse ai do të largohet nga Çelsi, unë jam i sigurt se ai do të bëhet trajneri i ardhshëm i Inter”, ka thënë Da Kosta për “Gazzetta dello Sport”. “Ai ka personalitetin e duhur për drejtimin e skuadrës.”
“Në të kaluarën, unë thashë të njëjtën gjë në lidhje me Murinjon. Megjithatë, sipas mendimit tim, Vijas-Boas ka bërë një gabim që u largua nga Porto kaq shpejt.”
“Ai mendonte se kjo ishte një mundësi unike, por ai me siguri do të marrë oferta të tjera si kjo”.
74 vjeçari beson se Vijas-Boas i duhet kohë për t’i vënë gjërat në vend dhe për t’i rritur shanset për titullin e Premier League. “Unë mendoj që ai është duke ecur mirë te Çelsi”, tha ai.
“Ai vetëm ka nevojë për kohë që të bëj disa rregullime të imëta të skuadrës, por kjo është e pamundur kur ka lojtarë të cilët shkëmbejnë mesazhe me Murinjon”.
“E vetmja gjë që mund të bëjë ai është të largohet nga Çelsi nëse nuk do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve”. (LajmeShqip.com)