Real Madridi është i gatshëm të testojë rezistencën e Manchester Unitedit për të mbajtur sulmuesin kryesor të ekipit, Wayne Rooney.
“El Economista” shkruan se Reali do të bëjë një ofertë për Rooneyn, nëse ata dështojnë ta transferojnë Sergio Agueron nga Atletico Madrid.
Atletico përgatitet ta shesë argjentinasin, por jo te rivali i qytetit. Andaj, si alternativë presidenti i Realit, Florentino Perez, ka kthyer shikimin kah Rooney.
Djajtë e Kuq” nuk besohet se janë të gatshëm ta shesin Rooneyn, pasi ai nënshkroi kontratë të re, e cila i jep atij një pagë prej 200 mijë funtesh në javë. Sulmuesi anglez, po ashtu, është një fans i deklaruar i Barcelonës.