Kampionati Evropian ‘Euro 2012’ i cili zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë do të hap ndeshja Poloni-Greqi.
Tanimë janë ndarë 16 skuadrat finaliste për Euro 2012, 16 skuadra janë ndarë në katër grupe.
Grupi më i lehtë pritet të jetë Grupi ‘A’ ku bëjnë pjesë Polonia, Republika e Çekisë, Greqia dhe Rusia ndërsa grupi ‘B’ pritet të jetë i ‘ferrit’ e në të bëjnë pjesë Holanda, Danimarka, Portugalia dhe Gjermania.
Edhe grupi ‘C’ pritet të jetë i rrezikshëm pasi që në të bëjnë pjesë skuadra si Spanja, Republika e Irlandës, Kroacia dhe Italia ndërsa në grupin ‘D’ bëjnë pjesë Ukraina, Franca, Suedia dhe Anglia.
Grupet
Grupi A: Polonia, Republika Çeke, Greqia dhe Rusia
Grupi B: Holanda, Danimarka, Portugalia dhe Gjermania
Grupi C: Spanja, Republika e Irlandës, Kroacia dhe Italia
Grupi D: Ukraina, Franca, Suedia dhe Anglia
Nga çdo grup dy vendet e para ecin tutje, në grupin ‘A’ favoritë janë Republika e Çekisë dhe Rusia ndërsa në grupin ‘B’ Holanda dhe Gjermania.
Nga grupi ‘C’ favorit për t’iu bashkangjitur tetëshes së madhe janë Spanja dhe Italia ndërsa në grupin ‘D’ favorit janë Franca dhe Anglia.
Kampionati Evropian ‘Euro 2012’ do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë duke filluar nga data 8 qershor deri në 1 korrik 2012. (LajmeShqip.com)