Cesc Fabregas, që tashmë të gjitha mediet angleze dhe spanjolle e kanë bërë lojtar të Barcelonës, ai e quan veten akoma lojtar të Arsenalit. Fabregas në një konferencë për shtyp është shprehur se ndjehet mirë tek skuadra e Arsenalit.
“Ndjehem mirë tek ekipi që jam dhe jam krenar për këtë ekip që luaj dhe kam ndërmend të luaj deri në përfundim të kontratës”.
Fabregas, gjithashtu është shprehur se për shitjen e tij vendos vetëm trajneri i tij, Arsene Wenger dhe ai vetë për momentin, nuk ka asnjë të drejtë të vendos për të ardhmen e tij.
“Për transferimin tim që të gjithë e kanë bërë fakt të kryer. Unë e mohoj atë pasi nuk kam ndërmend të largohem dhe për largimin tim vendos vetëm trajneri, Wenger pasi ai është njeriu i cili vendos dhe jo unë”, tha Fabregas.