Pep Guardiola, trajneri i skuadrës së Barcelonës, është shprehur se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punët e transferimeve, pasi atë gjë e ka në dorë vetëm drejtori sportiv i skuadrës.
Në qoftë se skuadra ime ka nevojë për një lojtar, atëherë unë këtë gjë e raportoj tek drejtori sportiv dhe çdo gjë është në dorën e atyre.
“Unë nuk kam ndërmend të bëj presion tek klubi, për të transferuar një lojtar”, tha Guardiola për “Sport”.
Barcelona është në kërkim të Rossit, Cesc Fabregas dhe Alex Sanchez. Ky i fundit raportohet se është gati të transferohet tek ekipi kampion i Evropës, Barcelona.