Sulmusi i Milanit, Alexandre Pato, këmbëngul se për të është nder të luajë përkrah sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç dhe për ketë, thotë se është shumë i lumtur.
Silvio Berluskoni është i pakënaqur me sjelljen Ibrahimoviçit, duke u thënë gazetarëve se ai e ka humbur besimin ne të.
Pato tha: “Ibra është një superkampion. Unë shpresoja se ai nuk do të merrte kartonin e dytë, por unë jam i sigurt se ai do të kthehet shpejt dhe të na japë një shtytje përpara, sikur se e bëri gjithmonë.”
I pyetur në lidhje me papajtueshmërinë e tyre në fillim, Pato u përgjigj: “Kurrë nuk kam pasur probleme me Ibrën, ne jemi miq dhe unë jam shumë i lumtur që luaj përkrah një lojtari siç është Zlatan, çdo lojtar dëshiron të luaj përkrah tij dhe mendoj se çdo lojtar i ëndërron sukseset e tij.”