Sulmuesi i Brazilit, Aleksandre Pato, tha se për të ka ardhur koha që të triumfojë edhe me kombëtaren. Talenti i Milanit ka marrë fanellën me numër 9 të Seleçaos, atë që vite më parë e ka mbajtur Ronaldo.
“Është nder për mua të mbaj fanellën me numrin 9. Tani ka ardhur momenti im. Së bashku me Neimarin dhe Ganson do të bëjmë gjëra të mëdha. Me ta po përshtatem shumë mirë, sidomos me Neimarin, i cili është një futbollist i madh. Shpresoj që ti japim sa më shumë sukses kombëtares”, tha Pato në konferencën për shtyp.
“Trajneri Menezes më ka dhënë shumë besim. Mendoj vetëm për futbollin dhe për të bërë detyrën time”. Përpara gazetarëve, Pato tha se Argjentina është skuadra favorite për të fituar Kupën e Amerikës: “Ata luajnë në shtëpi dhe janë favoritë, por edhe Brazili është shumë i fortë. Kemi një grup me futbollistë të rinj, të cilët duan të përmirësohen dhe të përgatiten për Botërorin 2014”.