Anzhi ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Interin për sulmuesin Samuel Eto’o.
Anzhi e ka lëshuar këtë deklaratë për të finalizuar marrëveshjen për 27 milionë euro, me një kontratë tre-vjeçare me vlerë 20.5 milionë euro në sezonë.
“Sot u arrit një marrëveshje midis klubeve të futbollit, Anzhi dhe Inter, për transferimin e Samuel Eto’os.”
“Për kushtet e transferimit janë pajtuar plotësisht të dyja anët. Anzhi shprehë mirënjohje për udhëheqjen e Interit dhe për qasjen e tyre profesionale dhe konstruktive në negociata.”
“Sot lojtari do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor, e pastaj ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.”
“Të enjten, Samuel do të mbërrijë në vendin e ekipit të tij të ri dhe do t’i fillojë përgatitjet për ndeshjen kundër FC Rostov.”, thuhet në njoftim. (LajmeShqip.com)