Skuadra që Majemi ka më shumë frikë nga të gjitha është Orlando, e cila gjen gjithmonë një mënyrë të për të mundur yjet e Floridas. Në suksesin e mbrëmshëm 102-89, Duajt Hauard ka dhuruar paraqitjen e “zakonshme” që i dha edhe nofkën “Superman”: 25 pikë, 24 topa në tabelë e 4 pasime. Për pjesën tjetër menduan shokët e skuadrës me gjuajtjet për 3 pikë, duke realizuar 17 të tilla dhe duke mbajtur gjatë gjithë ndeshjes larg skuadrën që pretendon për fitoren e NBA.
Në ndeshjet e tjera, Çikago ka kthyer në stërvitje ndeshjen me një nga ekipet më të dobëta të NBA në këtë sezon, Nju Orlins, duke fituar lehtësisht 90-67. Bie në sy fitorja e 6-të radhazi e San Antonio që triumfoi 100-90 në fushën e Filadelfia falë një tjetër spektakli të Toni Parker, i cili shënoi 37 pikë. Teksanët janë ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, pozicion që ia kanë marrë ekipit të LA Klipërs, të cilët u mundën nga Kliveland me rezultatin 99-92. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
08.02.2012
LA Klipërs-Kliveland 92-99
Miluoki-Toronto 105-99
Nju Jork-Uashington 107-93
San Antonio-Filadelfia 100-90
Majemi-Orlando 89-102
Detroit-Nju Xhersi 99-92
Indiana-Atlanta 87-97
Minesota-Memfis 80-85
Çikago-Nju Orlins 90-67
Dallas-Denver 105-95
Hjuston-Portland 103-96