Një gol në kohën shtesë i zëvendësuesit Brandao i ka dhënë Marsejës suksesin 1-0 përballë Lion në finalen e Kupës së Ligës të luajtur në “Stade de France”, për të vendosur rekordin me tre suksese radhazi në këtë turne.
Braziliani mundi Hugo Loris në minutën e 105 duke e dërguar topin mes këmbëve të portierit të Francës, për t’i dhënë fund kësisoj një ecurie krejtësisht negative të Marsejës që nuk fitonte prej 12 ndeshjesh radhazi në të gjitha turnetë ku merrte pjesë.
“Ky është titulli i 6-të në tre vitet e fundit. Kjo do të thotë që kemi marrë 2 trofe në vit, që është një mesatare shumë e lartë për një klub që për 17 vite radhazi nuk kishte fituar asgjë”, u shpreh trajneri Didier Deshamp pas ndeshjes duke kujtuar se ekipi që ai drejtonte nuk i meritonte kritikat, pavarësisht formës së dobët që kishte treguar në këtë sezon në kampionatin francez.
Ndërsa Olimpik Lion do të ketë një tjetër shans për të fituar trofe, pasi është në finalen e Kupës së Francës, të cilën do ta luajë përballë skuadrës së kategorisë që dytë, Kuevij. (LajmeShqip.com)