Real Madridi ka zbuluar në faqen zyrtare se mesfushori Nuri Sahin është afër një rikthimi në fushë. Ish-mesfushori i Borussia Dortmundit ka rifilluar trajnim të rregullt me skuadrën, pas një dëmtimi që e kishte lënë atë jashtë.
22-vjeçari u largua nga kampionët e Bundesligës për në Santiago Bernabeu në këtë verë, por një dëmtim në gju e ka penguar atë të debutojë, që nga blerja e Real Madridit.
Shahin ishte lënduar rreth pesë javë më parë dhe pritej fillimisht që ai të marrë pjesë në parasezonin e Real Madridit në Kinë. Megjithatë, turku pësoi një lëndim të vogël, që e mbajti atë për tre javë jashtë fushës.
Shahin mund të përfshihet në skuadrën e Real Madridit për trofeun Santiago Bernabeu, të mërkurën kundër Galatasarayt, por trajneri Jose Mourinho ka ende kohë për të marrë një vendim përfundimtar nëse nënshkrimi i ri do të shfaqet apo jo. (LajmeShqip.com)