Transferi më i ri i Real Madrid ka pohuar se ai nuk ka ardhur për para te klubi madrilen.
”Unë nuk erdha për para këtu. Real Madrid është ekipi më i mirë në botë, jam krenar që kam ardhur këtu” tha Sahin para gazetarëve.
22 vjeçari tha se do ti mungoi Borussia Dortmund, dhe se ka lënë shokë të mirë atje. Nuri Sahin është transferimi i parë i klubit madrilen për këtë vit. Real Madrid do ti paguaj rreth 10 milionë euro klubit gjerman për transferimin e tij.
Zgjodha Real Madridin, sepse është klubi më i madh në botë ”
“Arritja në këtë institucion është një hap në karrierën time ”tha lojtari i ri i Los Blancos në konferencën për shtyp.
Nuri Sahin doli përpara medieve për të komunikuar, për të konfirmuar nënshkrimin me Real Madrid. Në një ceremoni të mbajtur në sallën për shtyp në Signal Iduna Park, stadiumin e Borussia Dortmundit, lojtari i ri i Real Madridit tha se ”nuk munda ta refuzoj Real Madridin dhe projekti i tyre sportiv ishte e pamundur për ta refuzuar.”
”Sahin, i cili iu referua Mourinhos si ”një prej trajnerëve më të mirë në botë” shprehu angazhimin e tij total me klubin: ”Unë nuk e kam zgjedhur për para, por sepse ai është klubi më i madh në botë .”
Me largimin e tij nga Borussia,Sahin tha: ”Ky nuk ishte vendim i lehtë. Më pëlqen ky klub, unë e vlerësojë trajnerin dhe unë kam qenë rahat në qytet, por Real Madrid është një nga ekipet më të mira në botë dhe të vijë deri këtu është një hap në karrierën time.”
Mesfushori Turko-Gjerman ishte i gëzuar jashtëzakonisht në lidhje me këtë fazë të re: ”Është një rast unik dhe nuk mund ta lija të më ikë.”
Pas një sezoni spektakolar në Bundesliga, disa ekipe kishin shprehur interes për Sahin, i cili në fund vendosi për Real Madridin: ”Unë nuk e kam zgjedhur për para, por sepse ai është klubi më i madh në botë dhe ta refuzoja ishte e pamundur, për projektin e tyre dhe për historinë e tyre, tha mesfushori, i cili foli me Jose Mourinhon para marrjes së vendimit.”
“Ka qëndruar një ditë këtu në Dortmund dhe nuk kishte ardhur për asgjë tjetër vetëm të më bind mua. Është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë dhe unë jam duke kërkuar të punojë me atë. Kjo është një sfidë.”