Besoni ose jo, Gareth Bale kishte angazhuar një një psikolog për të shpëtuar nga Cristoano Ronaldo
Jamie Edwards, psikologu i famshëm sportiv, ka zbuluar se para pak javësh e ka pasur klient yllin e Real Madridit, Gareth Bale., raporton Mundo Deportivo.
Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e psikologut për ta ndihmuar që ta kaloj presionin e madh që ka nga Cristiano Ronaldo dhe situatën me të në një skuadër.
“Bale kishte ndjesi negative. Ai nuk mund të duronte më situatën në një skuadër me Ronaldon. Ishte shumë i zemëruar i zhgënjyer pasi nuk po përshtate mirë me madrilenët”, ka deklaruar Edwards.
“Ai më ka kërkuar ndihmë profesionale për momentin që po kalonte. Besoj se do të jetë diçka që ka kaluar tashmë. I kam dhënë besimin dhe mënyrën më të mirë për të shmangur këtë situatë” ka theksuar ai.