Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk do të kërkojë falje për përfshirjen e tij në përleshjen gjatë Superkupës, në pjesën e dytë kundër Barcelonës. Zedhënësi i tij, Eladio Parames, ka thënë se portugezi nuk do te kërkojë falje për incidentin, ku u kap nga kamerat duke i futur gishtin e tij në sy ndihmëstrajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova.
Veprimet e Mourinhos u dënuan nga figura të larta të futbollit në Spanjë, por ai nuk duket i penduar.
Të shtunën ishte raportuar se Mourinho ishte i gatshëm të kërkojë falje, por zëdhënësi i tij e ka demantuar një gjë të tillë.
“Jose nuk do të thotë “më fal” dhe ai është i vendosur për të mbrojtur Real Madridin”, citohet të ketë thënë Parames.
Zëdhënësi shtoi, gjithashtu, se Mourinho ishte provokuar nga stafi i Barcelonës me “agresione verbale”. (LajmeShqip.com)