Gianpaolo Pozzo, aksionar në Udinese, tha se klubi i tij ende nuk ka marrë një ofertë të mjaftueshme për sulmuesin kilian, Alexis Sanchez, nga klubet e interesuara si Barcelona, Inter Milan apo Manchester City.
“Sanchez? Oferta, thjesht, nuk ka mbërritur ende. Kjo është e vërteta”. Alexis është një lojtar super i kërkuar, por edhe ka një çmim të rëndësishëm, tha Gianpaolo Pozzo, në një konferencë për shtyp, në Udinese.
Pronari i Udineses nuk ka dashur të zbulojë se cila është shuma që ai e konsideron të drejtë për transferimin e lojtarit, por në disa medie i është vënë një çmim që thuhet të jetë rreth 40 milionë euro. Kështu, ata thonë se është refuzuar një ofertë 35 milionë eurosh për Alexis Sanchez, e cila kuptohet se mund të ishte bërë nga Manchester City.