Juventusi ka mundur Milanin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e fundit të javës së 33-të të Serisë A, për të ruajtur të pandryshuar distancën prej 11 pikësh ndaj Napolit ndjekës.
Në një ndeshje pa shumë emocione mes këtyre dy skuadrave, diferencën e ka bërë një penallti në minutën e 57-të të takimit, e fituar nga Asamoah dhe e transformuar saktësisht nga Vidal.
Por ajo ka mjaftuar për të afruar Juventusin me një tjetër titull kampion, ndërsa Milani sheh t’i rrezikohet përsëri vendi i tretë në klasifikim që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, pasi tani është vetëm 1 pikë para Fiorentinës së vendit të katërt. (LajmeShqip.com)
Java 33 / Rezultatet
Inter-Parma 1-0
81’ Roki
Napoli-Kaljari 3-2
48’ (ag) Astori, 64’ Kavani, 90’+3’ Insinje / 18’ Ibarbo, 71’ Sau
Siena-Kievo 0-1
45’ Pelisier
Katania-Palermo 1-1
69’ Barrientos / 90’ Iliçiç
Roma-Peskara 1-1
51’ Destro / 14’ Kaprari
Bolonja-Sampdoria 1-1
23’ Xhilardino / 59’ Sansone
Fiorentina-Torino 4-3
8’ Kuadrado, 16’ Akuilani, 33’ Ljajiç, 86’ Romulo / 45’ Barreto, 56’ Santana, 77’ Çerçi
Juventus-Milan 1-0
57’ (p) Vidal
Klasifikimi: Juventus 77 pikë, Napoli 66, Milan 59, Fiorentina 58, Inter 53, Roma 52, Udineze 51, Lacio 51, Katania 48, Kaljari 42, Bolonja 39, Parma 39, Kievo 39, Sampdoria 38, Atalanta 38, Torino 36, Siena 30, Palermo 29, Xhenoa 29, Peskara 22.