Festimet me stil dhe duke respektuar kundërshtarin duket se nuk ekzistojnë më. Garat midis atyre që bërtasin dhe shajnë kundërshtarin gjatë festimeve, janë bërë të shpeshta vitet e fundit.
Disa mjaftohen me banderola, ndërsa të tjerë nuk mendohen dy herë për t’iu bashkuar thirrjeve ofenduese të tifozerisë ultras. Një episod i tillë i ka ndodhur kapitenit aktual të Milanit, Ambrozini, i cili gjatë festimeve për fitoren e Championsit në vitin 2007 ka marrë nga tifozët një kupë prej kartoni ku shkruhej: “Kampionatin fute në b…”.
E të njëjtit nivel ka qenë edhe kundërpërgjigja, e kompozuar dhe e publikuar nga Marko Materaci gjatë festimeve për kampionatin e fituar në 2009-ën: “Ambrozini, në b… time ka akoma vend”. Replikat dhe konto-replikat, disa herë ironike, disa herë vulgare, midis Milanit dhe Interit nuk kanë munguar asnjëherë.
Disa vite më parë ishte në modë thirrja “interist po çmendesh, janë tridhjetë vite që nuk fiton asnjë m…”. Një nga koret më të suksesshëm të interistëve, që përfshin të gjithë lojtarët me origjinë afrikane, ka qenë: “Ibrahim Ba, Ibrahim Ba shiste banane poshtë shtëpisë së Uea”.
Ibu Ba, një njeri me humor, nuk është ankuar kurrë për racizëm të italianëve, dhe të njëjtën gjë ka bërë Samuel Eto, që në të kaluarën, kur luante në Barcelonë, i lodhur nga sharjet e shumta të tifozëve filloi të bënte gjestet e një majmuni pas çdo goli që shënonte.
Ndërsa, kori i ri i milanistëve nuk duhet t’i ketë bërë shumë efekt: “Eto, Eto, e kanë parë me lule, me lule në metro”. Do të kishte qenë mirë sikur edhe me Leon të ishin ndalur të lulet.