Neymar, i cili u bashkua me klubin kombëtar të tij, u paraqit në media duke treguar për idhujt e tij.
”Në jetën time kam pasur rastin të shohë shumë lojtarë të shkëlqyer, të cilët të magjepsin. Por, idhulli im është Robinho, i cili ishte edhe bashkëlojtar i imi në Santos”, ka thënë Neymar. Ai ka përmendur edhe lojtarët e tjerë, për të cilët ka respekt të veçant.
”Gjithashtu, ka lojtarë të tjerë të shkëlqyer si: Zidane, Ronaldo e Messi, të cilët gjithmonë sjellin diçka të mirë dhe mëson shumë nga ta”, ka përfunduar Neymar.