Si duket marrëdhëniet mes Santosit dhe Madridit janë acaruar së tepërmi dhe tani presidenti i klubit brazilian thotë se ai nuk është në shitje.
Luis Alvaro de Oliveira ka thënë: ”Ai nuk është në shitje, për arsye teknike të tregut emocional. Ai është lojtari më i mirë i ri brazilian dhe do të qëndrojë edhe shumë vite me ne, respekt për të gjitha klubet të cilat kanë bërë ofertë”.
Si duket tifozët madrilen do t’i thonë lamtumirë yllit të ri brazilian, dhe ëndrra për ta parë në fanellën e mbretërve ka marrë fund.
Por, fjala e fundit është e udhëheqësit të Real Madridit, njeriut që e ka ngritur në qiell tregun e transferimeve, njeriut që theu të gjitha rekordet për transferimet e lojtarëve, Florentino Perezit.