Ylli i Santos, Neymar, mund t’i rezistojnë Chelseas gjatë verës, pas lajmit se ai është gati të bëhet baba.
Skuadra e Chelseas është favorite për të nënshkruar me Neymar, për një shumë rreth 39 millionë euro.
Megjithatë, 19 vjeçari është në rrugë që të bëhet baba, me të dashurën e tij e cila besohet të jetë shtatzënë dhe ky lajm ka hedhur në dyshim çdo veprim të mundshëm larg nga vendi i tij i lindjes.
Në një deklaratë në faqen e tij, Neymar tha: “Unë mund të konfirmoj të dhënat që unë do të bëhem babai këtë vit, dy familjet kemi folur dhe jemi të gatshëm për ta ndihmuar fëmijën, duke i dhënë atij të gjithë ndihmën e nevojshme dhe më të mirën e mundur.
“Me marrëveshje të përbashkët, jam i vendosur të ruajtur emrin e nënës. Kjo ka për qëllim që nëna të jetë e qetë gjatë muajve të ardhshëm, duke shmangur çdo ekspozimi të saj të panevojshme dhe për të siguruar kryesisht intimitetin e fëmijës.”
“Unë kërkoj që të gjithëve që të respektojnë këtë vendim, paqja e dëshiruar është thelbësor për shtatëzani të suksesshme.”
“Unë e përfundoj duke i kërkuar Perëndisë për të bekuar jetën e fëmijëve tanë.”