Në një intervistë të gazetës sportive bavareze TZ, Neuer ka thëne: “Unë dua t’i marrë të gjithë tifozët pas meje”. Me ketë Neuer ka dashur të mohoj origjinën e tij. Ai gjithashtu ka shtuar se: “Schalken nuk do ta harroj kurrë, por gjithsesi nuk kam asnjë lidhje me Schalken. Tani kam një punë të re dhe kam ardhur në Bayern që të fitoj Bundës Ligën, e më vonë do shohim edhe tjerat.”
Neuer, i pyetur edhe rreth gjestit që e emitoi Oliver Kahnin (Legjendën Bavareze), duke e hequr flamurin nga këndi dhe duke iu gëzuar golit, Neuer tha: “Aspak nuk ka qenë e parapamë, thjesht ishte gëzim, nuk kam dashur ta emitoi Kahnin.”
Neuer Shtoi: ”Unë personalisht kam respekt të veçant për Kahn. Ai ka qenë një portier i madhe me renome botërore dhe ka qenë edhe idhulli im. Edhe pse mediet më thoshin se jam pasardhësi i Lehman ose Van Der Sar, por unë kurr se kam përjashtuar Kahnin dhe dua të jam ambicioz dhe i fortë si Kahn.”
“Dua që tifozët bavarezë, përsëri të brohorasin pas portës dhe të jenë të lumtur pas ardhjes time”, tha Kahn.