Mbrojtësi 35 – vjeçar i Milanit, Alessandro Nesta, nuk e ka në plan të pensionohet. Edhe pse ka patur probleme me lëndime gjatë viteve të fundit, ai e vazhdoi kontratën me Milanin këtë verë edhe për një vit, mirëpo kjo s’do të thotë që do të jetë sezoni i fundit i tij.
“Qëllimi im është që të pensionohem sa më vonë dhe në një mënyrë të përshtatshme. Le të shkojmë hap pas hapi. Ne kemi stërvitur për një javë dhe njerëzit tashmë po flasin për të ardhmen. Do të vazhdoj të jap maksimumin. Nëse s’do të isha i motivuar të luaja, atëherë do të heqja dorë, por akoma kam dëshirë të madhe për të luajtur. Jam në gatishmëri të trajnerit dhe do të jap gjithçka për skuadrën,” mbylli deklaratën ish-kampioni i botës.