Menaxheri i përgjithshëm i Bajern Mynih, Kristian Nerlinger, nuk mund të fshehë dot optimizmin e tij, ndërsa skuadra bavareze po përgatitet që të përballet me Borusia Dortmund, skuadrën që kryeson kampionatin.
Bavarezët mundën 2-1 Augsburgun falë dy golave të sulmuesit më në formë të kampionatit, Mario Gomez. Ndërkohë, ata janë vetëm 3 pikë pas Borusias, me të cilën do të vihen përballë të mërkurën në fushën e këtyre të fundit.
I pyetur nga shtypi se pse ishte aq optimist, menaxheri i përgjithshëm u përgjigj shumë thjeshtë. “Nga nëntë fitoret radhazi në të gjitha turnetë”.
“Kjo ecuri na bën të ndjehemi optimistë dhe të kemi vetëbesim. Ne do të udhëtojmë drejt Dortmundit me kokën lart”, tha ai. (LajmeShqip.com)