Mesfushori i ekipit anglez, Mançester Junajtid, AdnanJanuzaj, nënshkroi një kontratë 5- vjeçare me klubin, duke ia dedikuar kështu të ardhmenekipit të njohur.
Januzaj, ka deklaruar se është një emocion i madh që të nënshkruajë me ekipin.”Për mua është emocionuese kjo arritje. Unë gjithmonë e kam dashur këtë skuadër dhe jam i bindur se është skuadra e duhur për mua. Ky sezon ka qenë fantastik për mua, duke shkëlqyer në ndeshjet parasezonale, duke debutuar në kupë dhe më pastaj edhe në Premierligë. Unë dua të punoj edhe më shumë për të qenë lojtar i rëndësishëm te United” deklaroi Januzaj.
Kontrata aktuale e Januzajt skadonte në verë. Ai ka arritur të bëjë përshtypje të mira në Angli, sidomos pas fitores 2- 1 ndaj Sanderlend më 5 tetor.
“Ai është një talent i jashtëzakonshëm. Balanca i tij, vetëpërmbajtja dhe aftësia për të shmangur lojtarët është vërtet e jashtëzakonshme për një djalosh të moshës së tij” tha trajneri i ekipit, David Moyes. /albeu/