Palmeiras shënoi dy gola në kohën shtesë të ndeshjes për të prishur disi festimet e datëlindjes së 20-të të Nejmar dhe golit të tij të 100-të në karrierë. Nejmar, i cilësuar nga të gjithë si talenti më i madh i Brazilit dhe personi që do të ketë detyrën të udhëheqë kombëtaren e këtij vendi në Botërorin 2014, kaloi në avantazh Santos me një gol me kokë në minutën e 66-të. Ky ishte goli i 100-të në karrierë për sulmuesin, por që nuk arriti t’i gëzohej ashtu sç duhej pasi në minutat e fundit, Palmeiras gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Fernandao dhe Zhuninjo. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kampionatin rajonal Paulista. Gjithsesi, lojtarët e Santos kanë festuar gjatë me sulmuesin në dhomat e zhveshjes, siç kanë treguar edhe fotot që kanë qarkulluar për disa orë në Twitter. (LajmeShqip.com)