Në gol spektakolar i Kevin Groskroic në minutën e 66-të i ka dhënë mundësinë Borusia Dortmund që të shkëputet më tej në kreun e klasifikimit të Bundesligës, falë fitores 1-0 në fushën e Herta Berlin. Fitorja e 6-të radhazi e “kanarinave” sigloi edhe ndeshjen e 16-të radhazi pa humbje në kampionat, ndërsa Herta, që sapo ka emëruar Oto Rehagel si trajner, regjistroi humbjen e 5-të radhazi në këtë turne. Me këtë sukses, Dortmund është 3 pikë para vendit të dytë, që tashmë mbahet nga Borusia Mynshengladbah, pas fitores 2-1 të kësaj të fundit në fushën e Kaizerslautern. Ndërkohë vendi i tretë i takon Bajernit të Mynihut që ka zhvillua një ndeshje shumë të dobët në Fraiburg përballë ekipit që mbyll tabelën e klasifikimit. Rezultati përfundimtar 0-0 pasqyron edhe forcën ofensive të bavarezëve, të cilët nuk kanë përfituar as nga kthimi në fushë në pjesën e dytë të mesfushorit Arjen Roben. Bajerni tashmë është 4 pikë larg Borusias së Dortmundit ndërsa duket se edhe këtë sezon mund ta mbyllë pa fituar titullin kampion. (LajmeShqip.com)
Leverkusen-Augsburg 4-1
Hamburg-Verder Bremen 1-3
Herta Berlin-B. Dortmund 0-1
K’slautern-B. Mynshengladbah 1-2
Nyremberg-Këln 2-1
Fraiburg-Bajern Mynih 0-0
Sot
Shalke-Volfsburg 15:30
Hanover-Shtutgart 17:30
Renditja
Borusia Dortmund 49, Borusia Mynshengladbah 46, Bajern Mynih 45, Shalke 41, Verder Bremen 36, Bajer Leverkusen 34, Hanover 31, Volfsburg 27, Shtutgart 26, Hamburg 26, Hofenhaim 26, Nyrenberg 25, Këln 24, Mainc 24, Herta Berlin 20, Kaizerslautern 18, Augsburg 18, Fraiburg 18.