Dallas tashmë rrezikon seriozisht të hyjë në histori si skuadra që u shpall kampione në NBA dhe në sezonin e ardhshëm nuk arriti as të merrte pjesë në play-off për të mbrojtur titullin. Teksanët janë mundur me rezultatin 94-89 nga Memfis dhe kanë rënë në vendin e 7-të në Konferencën e Perëndimit, të ndjekur hap pas hapi nga Utah dhe Feniks, të cilët janë vetëm një ndeshje pas tyre dhe po përpiqen me të gjitha mënyrat t’i rrëmbejnë këtë pozicion. Sikur të mos mjaftonte kjo, Dallas ka edhe një kalendar aspak favorizues në këto javë, pasi luan në shtëpi vetëm 3 nga 9 ndeshjet e fundit të kampionatit.
Pikërisht Feniks është një prej ekipeve më në formë aktualisht në NBA dhe këtë e ka treguar duke mundur me rezultatin 125-105 skuadrën e LA Leikërs ku mungonte Kobi Brajant për dëmtim. Ndonëse Pau Gasol (30 pikë dhe13 topa në tabelë) dhe Endriu Bainëm (23 pikë, 18 topa në tabelë) ishin në një formë të shkëlqyer, ata nuk mundën të ndalnin furinë ofensive të ekipit të Stiv Nesh ku vetëm lojtarët e stolit i shënuan atyre 59 pikë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Boston-Indiana 86-72
Atlanta-Sharlot 116-96
Orlando-Filadelfia 88-82
Dallas-Memfis 89-94
Minesota-Nju Orlins 90-99
Portland-Miluoki 94-116
LA Leikërs-Feniks 105-125
Sakramento-LA Klipërs 94-109
Denver-Golden Steit 97-112
KONFERENCA E LINDJES
1. Çikago 43-13
2. Majemi 39-15
3. Indiana 34-22
4. Boston 31-24
5. Atlanta 34-23
6. Orlando 33-23
7. Filadelfia 29-26
8. Nju Jork 28-27
Miluoki 28-28
Detroit 21-34
Toronto 20-36
Nju Xhersi 20-37
Kliveland 18-35
Uashington 12-44
Sharlot 7-47
KONFERENCA E PERËNDIMIT
1. San Antonio 39-14
2. Oklahoma 40-15
3. LA Leikërs 35-22
4. LA Klipërs 34-22
5. Memfis 32-23
6. Hjuston 30-25
7. Dallas 31-26
8. Denver 30-26
Feniks 29-27
Utah 29-27
Portland 27-30
Minesota 25-32
G. Steit 22-33
Sakramento 19-37
Nju Orlins 15-41