Oklahoma është kthyer në kreun e renditjes së Konferencës së Perëndimit falë një fitoreje të lehtë 109-89 ndaj Miluoki në fushën e kësaj të fundit. Gjatë një ndeshje shumë të tensionuar ku u dhanë 7 faulle teknikë për dy skuadrat, lojtari më i mirë në fushë ishte Rasëll Uestbruk me 26 pikë e 7 topa në tabelë, ndërsa Kevin Durant u kufizua vetëm me 19 pikë e 8 topa në tabelë.
Tashmë Oklahoma regjistron 42 fitore e 15 humbje, ndërsa ka kaluar në tabelë San Antonio që regjistroi humbjen e 15-të, duke u ndalur nga Utah me rezultatin 91-84. Ndonëse teksanët shkonin në këtë sfidë pas 11 fitoreve radhazi, trajneri Popoviç bëri të qartë se vazhdonte të mendonte si të ruante lojtarët e tij nga lodhja dhe për këtë arsye nuk kishte marrë me vete Tim Dankan, Toni Parker dhe Manu Xhinobili. Si rrjedhojë, Utah e ka patur më të lehtë të fitonte dhe të marrte një sukses të vlefshëm në luftën për një vend në play-off.
Një rezultat shumë i rëndësishëm për Konferencën e Perëndimit ishte edhe suksesi 94-85 i Memfis përballë LA Klipërs. Memfis vazhdon të tregojë se është një skuadër në rritje dhe me riaftësimin e plotë të Randolf, Majo dhe Arenas, që për momentin janë zëvendësues, pritet të jetë një ekip për t’u marrë në konsideratë gjatë play-off. Ndërkohë, LA Klipërs vazhdojnë të vuajmë një formë jo të mirë në këtë pikë të sezonit dhe rrezikojnë që të kalojnë në vendin e 5-të në Konferencën e Perëndimit, duke i dhuruar faktorin fushë pikërisht Memfis, kundërshtarit të tyre më të mundshëm në play-off. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Detroit-Orlando 89-119
Toronto-Indiana 98-103
Uashington-Sharlot 113-85
Oklahoma-Miluoki 109-89
LA Leikërs-Nju Orlins 93-91
LA Klipërs-Memfis 85-94
Feniks-Minesota 114-90
G. Steit-Denver 84-123
San Antonio-Utah 84-91
Hjuston-Portland 94-89
KONFERENCA E LINDJES
1. Çikago 43-14
2. Majemi 40-15
3. Indiana 35-22
4. Boston 32-24
5. Atlanta 34-23
6. Orlando 34-23
7. Nju Jork 29-27
8. Filadelfia 29-27
Miluoki 28-29
Detroit 21-36
Nju Xhersi 21-37
Toronto 20-38
Kliveland 18-36
Uashington 13-44
Sharlot 7-48
KONFERENCA E PERËNDIMIT
1. Oklahoma 42-15
2. San Antonio 40-15
3. LA Leikërs 36-22
4. LA Klipërs 34-23
5. Memfis 33-23
6. Hjuston 32-25
7. Dallas 31-26
8. Denver 31-26
Feniks 30-27
Utah 30-28
Portland 27-31
Minesota 25-33
Golden Steit 22-34
Sakramento 19-38
Nju Orlins 15-42