Ndeshja spektakolare e Bleik Grifin, që shënon 29 pikë, 10 topa në tabelë dhe 6 pasime, nuk i mjafton LA Klipërs për të marrë një sukses në transfertë përballë Nju Jork. Kalifornianët janë mundur me rezultatin 99-93, ndërsa vendasit kanë përdorur rotacionin për të parë gjendjen e të gjithë lojtarëve, aq sa pikëshënuesi më i mirë i tyre ishte zëvendësuesi J. R. Smith me 21 pikë.
Kjo humbje ka zbritur LA Klipërs në vendin e 5-të në renditjen e Konferencës së Perëndimit, duke i kaluar vendin e katërt skuadrës së Memfis që tashmë siguron faktorin fushë në përballjen mes dy ekipeve në turin e parë të play-off. Ndërsa Nju Jork mbetet në vendin e 7-të në Konferencën e Lindjes, me rekord të njëjtë me Filadelfian që mban vendin e 8-të dhe do të vendoset vetëm sot, në ndeshjet e fundit, se kush do të përballet me Majemin dhe kush do të përballet me Çikagon në raundin e parë të play-off.
Një takim mjaft interesant për renditjen në Konferencën e Perëndimit ishte ai mes Denver dhe Oklahoma, ku skuadra mike ka fituar me rezultatin 106-101 për të evituar përfundimisht vendin e 8-të në këtë Konferencë. Kevin Durant ka shënuar 32 pikë për të ruajtur kryesimin në renditjen e pikëshënuesve më të mirë të NBA, ndërsa duhet të shpresojë që Kobi Brajant të mos shënojë 38 në ndeshjen e sotme kundër Sakramentos dhe t’i rrëmbejë titullin. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Uashington-Kliveland 96-85
Çikago-Indiana 92-87
Sharlot-Orlando 95-102
Denver-Oklahoma 106-101
Filadelfia-Miluoki 90-85
LA Klipërs-Nju Jork 93-99
San Antonio-Feniks 110-106
PLAYOFF
KONFERENCA E LINDJES
(1) Çikago – (8) Filadelfia
(2) Majemi – (7) Nju Jork
(3) Indiana – (6) Orlando
(4) Boston – (5) Atlanta
KONFERENCA E PERËNDIMIT
(1) San Antonio – (8) Utah
(2) Oklahoma Siti – (7) Dallas
(3) LA Leikërs – (6) Denver
(4) Memfis – (5) LA Klipërs