LA Klipërs ka arritur një fitore spektakolare duke mundur Oklahoma në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 100-98. Ndeshja është vendosur nga një veprim individual i jashtëzakonshëm i Kris Pol në sekondat e fundit, ndërsa organizatori i LA Klipërs regjistroi 31 pikë, 6 topa në tabelë e 4 pasime në këtë sfidë. Kontribuuesi tjetër i rëndësishëm i kësaj skuadre ishte Bleik Grifin me 16 pikë, 12 topa në tabelë e 7 pasime. Ndërkohë, dyshja e Oklahomas, Durant-Uestbruk, vazhduan të shfaqin probleme në lojën e tyre, pasi të dy së bashku realizuan vetëm 10 nga 35 gjuajtjet e tentuara.
LA Leikërs kanë fituar në fushën e skuadrës tjetër që kryeson Konferencën e Perëndimit, San Antonio, me rezultatin 98-84. Ndonëse Kobi Brajat ka vazhduar të qëndrojë pushim për shkak të dëmtimit të marrë tre ditë më parë, për kalifornianët ka shkëlqyer Endriu Bainëm, i cili 16 pikëve të tij u ka shtuar statistikën rekord të 30 topave në tabelë. Gasol (21 pikë, 11 topa në tabelë) dhe Artest (26 pikë) ishin lojtarët kryesorë të ofensivës së LA Leikërs. Ndërkohë, San Antonio ka vazhduar normalisht rotacionin e lojtarëve, ku asnjë prej tyre nuk qëndroi në fushë për më shumë se 27 minuta.
Një rezultat shumë i rëndësishëm në luftën për një vend në play-off në Konferencën e Lindjes ishte fitorja 111-107 e Nju Jork në fushën e Miluokit. Karmelo Entoni arriti të shënonte 32 pikë e 10 topa në tabelë përballë Monta Elis që shënoi 35 pikë e 10 pasime, që të mbante ekipin e tij në vendin e 8-të në Lindje pikërisht përballë rivalëve të vetëm që u kanë mbetur për këtë pozicion, Miluoki. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Filadelfia-Toronto 93-75
Indiana-Kliveland 104-98
Feniks-Memfis 93-104
Sakramento-Nju Orlins 96-105
LA Klipërs-Oklahoma 100-98
Nju Jork-Miluoki 111-107
Utah-Hjuston 103-91
Atlanta-Boston 86-88
LA Leikërs-San Antonio 98-84
Minesota-Denver 107-113
G. Steit-Portland 110-118