LA Leikërs dhe Indiana janë matematikisht në play-off pas fitoreve të shënuara mbrëmë në ndeshjet e tyre në NBA. Indiana ka mundur Kliveland me rezultatin 102-83, ndërsa lufton për të mbrojtur vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. Në të njëjtat pozita janë edhe LA Leikërs, pasi dihet rivaliteti i madh që ka në Konferencën e Perëndimit ku situata mund të ndryshojë krejtësisht brenda 2-3 takimeve.
Majemi ka lënë pas humbjen me Çikagon duke mundur lehtësisht ekipin më të dobët në NBA, Sharlot, me rezultatin 105-82. Xhejms me 19 pikë, 9 topa në tabelë e 5 pasime ishte lojtari më i mirë për ekipin e Floridas ndonëse e bëri pushim të gjithë periodën e fundit. Për Majemin mungoi përsëri në këtë ndeshje Duejn Uejd, por si për ironi, kjo skuadër luan shumë më mirë kur ai nuk është në fushë dhe ka një rekord prej 11 fitoresh e vetëm një humbje kur Uejd nuk ka qenë pjesë e ekipit gjatë këtij sezoni.
Edhe Oklahoma e ka marrë veten nga humbja e një nate më parë duke kaluar lehtësisht Sakramenton me rezultatin 115-89. Kevin Durant (29 pikë, 9 topa në tabelë) dhe Rasëll Uestbruk (22 pikë, 6 topa në tabelë, 5 pasime) kanë zhvilluar ndeshjet e tyre të zakonshme, duke u munduar që të japin spektakël para publikut të tyre në një ndeshje që është dukur më shumë si stërvitje. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Boston-Toronto 79-84
Atlanta-Orlando 109-81
Nju Xhersi-Filadelfia 95-89
Kliveland-Indiana 83-102
Uashington-Nju Jork 65-103
Sharlot-Majemi 82-105
Sakramento-Oklahoma 89-115
Miluoki-Detroit 113-97
Utah-Nju Orlins 85-96
Feniks-Hjuston 112-105
Dallas-Portland 97-94
Denver-LA Leikërs 97-103