Kur ka mbetur pak më shumë se një javë deri në përfundimin e sezonit të rregullt, skuadrat kryesuese në NBA kanë filluar të ruajnë pozitat e tyre dhe të përforcojnë sipas mundësive vendin që kanë në play-off. Si rrjedhojë, në ndeshjet e mbrëmshme, 5 skuadrat e para të Konferencës së Perëndimit kanë fituar përballë kundërshtarëve të tyre, ashtu siç kanë bërë edhe 4 nga 5 skuadrat e para të Konferencës së Lindjes, pasi Indiana e kishte pushim.
Një nga ndeshjet më të vështira ishte padyshim vizita e Oklahomas në fushën e Feniks, ku këto të fundit pretendojnë për një vend mes 8 ekipeve më të mira në Perëndim. Por paraqitja më e mire karrierës për Xhejms Harden me 40 pikë e 7 topa në tabelë, prishi planet e Nesh & Co. të cilët tashmë e shohin veten në vendin e 9-të pas humbjes 109-97.
Rivalitet ka patur edhe ndeshja mes LA Klipërs dhe Denver, e përfunduar me rezultatin 104-98 në favor të ekipit kalifornian falë 14 gjuajtjeve të sakta për 3 pikë. Vendimtare në minutat e fundi të kësaj sfide ishe paraqitja e Kenion Martin, i cili arriti të bllokonte gjuajtjen e Taj Louson kur kishin mbetur vetëm 20 sekonda lojë.
Në Lindje, e vetmja ndeshje e kreut me shumë rivalitet ishte ajo mes Boston dhe Orlandos, ku vendasit dominuan 102-98 falë lojës së Pol Pirs (29 pikë, 14 pasime, 5 topa në tabelë), i cili mori përsipër ekipin duke bërë që të mos ndjehen mungesat e Rei Alen dhe Rajan Rondo që u lanë pushim për shkak dëmtimesh. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Miluoki-Uashington 112-121
Çikago-Sharlot 100-68
Filadelfia-Kliveland 103-87
Detroit-Atlanta 84-116
Nju Jork-Nju Xhersi 104-95
Toronto-Majemi 72-86
Orlando-Boston 98-102
Nju Orlins-Memfis 91-103
Hjuston-Dallas 110-117
LA Klipërs-Denver 104-98
Utah-Portland 112-91
Oklahoma-Feniks 109-97
San Antonio-Sakramento 127-102
LA Leikërs-G. Steit 99-87