Majemi ka fituar në fushën e vështirë të Filadelfias 99-79, por rezultati është siguruar vetëm në periodën e fundit pasi ekipi vendas po rezistonte me mjaft sukses. Megjithatë, ofensiva e frikshme e Majemit bëri diferencën me Xhejms (19 pikë, 12 topa në tabelë, 8 pasime) e Uejd (24 pikë, 5 topa në tabelë, 4 pasime) që nënshtruan një nga rivalët e kësaj skuadre për titullin në Konferencë e Lindjes. Ndërkohë, Oklahoma ka fituar mes drithërmave ndaj Memfis me rezultatin 101-94, falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Kevin Durant (36 pikë, 10 topa në tabelë). Ai shënoi 7 pikë radhazi në minutën e fundit duke mbyllur i vetëm ndeshjen për të duke siguruar këtë sukses të rëndësishëm. Oklahoma kryeson jo vetëm Konferencën e Perëndimit, por të gjithë NBA me 18 fitore e 4 humbje. (LajmeShqip.com)
03.02.2012
Majemi-Filadelfia 99-79
Uashington-Torornto 89-106
Kliveland-Orlando 94-102
Minesota-Nju Xhersi 108-105
Miluoki-Detroit 80-88
Nju Jork-Boston 89-91
Feniks-Hjuston 81-99
Memfis-Oklahoma 94-101
Indiana-Dallas 98-87
LA Leikërs-Denver 93-89