Boston ka mundur për herë të dytë brenda 10 ditësh Majemin, duke treguar se ia ka marrë dorën kësaj skuadre, të cilën me shumë mundësi do ta ketë kundërshtare në raundin e dytë të play-off. Ndonëse LeBron Xhejms dhuroi një tjetër provë të shkëlqyer me 36 pikë, 7 topa në tabelë dhe 7 pasime, ai nuk mundi të ndalë Boston që krijoi avantazh që në periodën e parë dhe arriti ta ruante atë për të regjistruar suksesin 115-107. Skuadra e Boston ishte shumë e saktë në gjuajtjet e saj, duke realizuar 60% të gjuajtjeve të tentuara, e udhëhequr nga Pol Pirs (27 pikë, 7 topa në tabelë), Kevin Garnet (24 pikë, 9 topa në tabelë) dhe Rajan Rondo (18 pikë, 15 pasime).
Kjo humbje i largon më tepër kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes skuadrës së Majemit, pas Çikago u është kthyer fitoreve duke marrë hak 98-86 ndaj Nju Jork që e kishte mundur pak ditë më parë. Derrik Rouz mungoi përsëri për ekipin me rekordin më të mirë në NBA, por këtë radhë, zëvendësuesi i tij ishte Riçard Hemilton i cili shënoi 20 pikë. Një paraqitje e mirë edhe e Luol Deng me 19 pikë e 10 topa në tabelë ndihmoi shumë për të ndalur sulmin e Nju Jork ku Karmelo Entoni shënoi 29 pikë, por nuk arriti të përsëritë mrekullinë e pak ditëve më parë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Sharlot-Kliveland 90-103
Orlando-Uashington 85-93
Boston-Majemi 115-107
Filadelfia-Nju Xhersi 107-88
Sakramento-Dallas 100-110
Nju Jork-Çikago 86-98
KONFERENCA E LINDJES
1. Çikago 44-14
2. Majemi 40-16
3. Indiana 35-22
4. Boston 33-24
5. Atlanta 34-23
6. Orlando 34-24
7. Filadelfia 30-27
8. Nju Jork 29-28
Miluoki 28-29
Detroit 21-36
Nju Xhersi 21-38
Kliveland 19-36
Toronto 20-38
Uashington 14-44
Sharlot 7-49
KONFERENCA E PERËNDIMIT
1. Oklahoma 42-15
2. San Antonio 40-15
3. LA Leikërs 36-22
4. LA Klipërs 34-23
5. Memfis 33-23
6. Hjuston 32-25
7. Dallas 32-26
8. Denver 31-26
Feniks 30-27
Utah 30-28
Portland 27-31
Minesota 25-33
G. Steit 22-34
Sakramento 19-39
Nju Orlins 15-42