Samir Nasri ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin e tij aktual të Arsenalit. Kontrata me Arsenalin përfundon në fund të sezonit dhe kjo bën që klubet më të mira në Evropë të hidhen në sulm për të.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i skuadrës së Arsenalit, Wenger, i cili është shprehur se Nasri ka mendur të mos e rinovojë kontratën e tij, pasi ai kërkon të largohet nga topxhinjtë e Londrës.
Disa nga klubet kryesore në Evropë janë në kërkim të tij, si: Inter, Milan, Manchester City. Por, është pak e vështirë të besohet që një transferim i kësaj magnitude të realizohet, marrë parasysh besnikërinë që ka Nasri ndaj bashkëkombësit dhe menaxherit të tij.