Maksim Mitrofanov pranon se skuadra e tij ishin duke e ndjekur aktivisht 26-vjeçarin e Argjentinës, por ai thotë se nuk ishin të gatshëm t’i paguanin 27 milionë funte për të.
Gjatë afatit të transferimit të verës, Napoli kishte refuzuar një ofertë prej 15.8 milionë funtesh nga Zeniti, duke shpresuar se ata do të marrin çmimin e kërkuar nga presidenti Aurelio De Laurentiis.
Megjithatë, çdo shans i blerjes u shua atëherë kur Zeniti u refuzua dhe konsideroi se vlera që kërkonte presidenti i Napolit, ishte joreale dhe e tepruar.
“Lavezzi është një lojtar shumë interesant, trajneri ynë, Luciano Spalletti, e pëlqen shumë atë”, tha Mitrofanov, për Itasportpress.
“Italianët kërkuan 27.2 milionë funte për të. Ne nuk menduam se ajo është vlera reale, edhe pse Lavezzi ishte i lidhur me klubin e tij deri në vitin 2015”. (LajmeShqip.com)