Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo po planifikon të riparojë skuadrën dhe për këtë ka urdhëruar agjentët e tij që të rikthejnë Antonio Adan, portierin e huazuar te Benfika.
Murinjo ka organizuar agjentin e tij, Horge Mendes, që të rikthej portierin Antonio Adan në fund të këtij sezoni, dhe ky lajm nuk duket i mirë për Iker Kazijas i cili nuk ka marrëdhënie aq të mira me trajnerin portugez.
Kapiteni i Realit, nuk shkon aq mirë me Murinjon, sidomos pas përleshjeve të tyre të hidhura që patën për takimin me Barcelonën dhe pikërisht për këtë Mou dëshiron ta zëvendësojë kapitenin.
Sipas “Sport”, zyrtarët e Realit vështirë se do ta aprovojnë ndryshimin në portë, duke parë se Kazijas është idhulli i tifozerisë. Një debat i mundshëm rreth kësaj çështje mun të sjellë krisje të reja mes palëve dhe largimin e “Special One” nga Reali. (LajmeShqip.com)