Tekniku i Manchester United shprehet se Adnan Januzaj do të jetë Cristiano Ronaldo i ri. David Moyes ka thënë se edheRonaldo ishte i ri kur luajti nëekipin e parë të “Djajve të Kuq”, sikurse edhe talenti 18-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje.
“Mund t’ju them vetëm atë që shoh. Disa njerëz duhet të kuptojnë se Januzaj është një talent. Për momentin kundërshtarët po e godasin, por edhe Ronaldon e patën goditur dhe shikoni se ku ka arritur tani”, është shprehur tekniku skocez.
“Adnani gjithashtu do të bëhet një futbollist i madh si Ronaldo me kalimin e kohës. Tani për tani detyra e tij është që të sigurohet se është në gjendje të luajë”, vijoi ai.
Adnan Januzaj, 18-vjeç, këtë sezon ka debutuar me ekipin e parë të kampionëve të Premier League-s dhe deri më tani numëron 15 ndeshje duke shënuar tre gola. /albeu/