Komiteti Disiplinor i Premiera Divisionit pritet që të marrë një vendim lidhur me ngjarjet e pazakonta që ndodhën në ndeshjet ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në SuperKupën e Spanjës, ku trajneri i Realit, Jose Mourinho, u përfshi në një skandal, në të cilin i futi gishtin në sy ndihmës trajnerit të Barcelonës Tito Vilanova.
Ngjarja u filmua shumë mirë nga kamerat e stadiumit. Edhe pse skuadra e Barcelonës nuk ka paraqitur ankesë për këtë veprim, Komiteti Disiplinor në Premiera Division do të marrë një vendim lidhur me këtë e, edhe më keq, Mourinho asnjëherë nuk kërkoi falje për këtë gjest të shëmtuar e, gjithashtu, as zyrtarët e skuadrës mbretërore nuk ndërmorën asgjë.
Kjo ngjarje nuk do të harrohet për një kohë të gjatë, pasi që gjërat ndërmjet lojtarëve mund të ndodhin shumë herë, por kjo ngjarje ka ndodhur ndërmjet një trajneri dhe një ndihmëstrajneri dhe kjo ka ndikuar në uljen e imazhit të klubit mbretëror. Sipas gazetës spanjolle Marca, Mourinho mund të dënohet me 2 deri në 3 lojë suspendim, ndërsa i pandëshkuar nuk do te jete as Tito Vilanova. Por, ky i fundit nuk pritet të dënohet me suspendim, por me një shumë parash.
Gjithçka mbetet të shihet pas vendimit zyrtar. (LajmeShqip.com)