Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka hartuar një plan të fortë fizik për lojtarët e tij, për të pasur një paraqitje sa më të mirë në ndeshjen kundër Barcelonës në Super-Kupën e Spanjës.
Sipas numrit të sotëm të së përditshmes Marca, Mourinho do t’u japë lojtarëve 12 ditë pushim dhe relaksim total deri në liri absolute si dhe dietat për të filluar një javë më pas me ushtrime të vazhdueshme.
Më vonë ai do kërkojë nga lojtarët e tij që të bëjnë ushtrime basketbolli, tenisi dhe noti, deri më 11 korrik, në ditën kur do të kthehen për trajnim në Valdebebas.
Në këtë trajnim do të jenë gjithë lojtarët, përveç Nuri Sahin, i cili ka një problem në gju dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit, një javë më vonë, më 2 korrik. Mjekët e Bernabeut do ta vëzhgojnë problemin e Sahinit në gju dhe pastaj ai do bashkohet në ushtrimet e Real Madridit.