Transferimi i Varanes, 18 vjeç, në Madrid shihet sikur një “baby boom” i bardhë. Ozil, Khedira, Sahin, Di Maria, Canales dhe Callejon, përbëjnë moshën mesatare të ekipit vetëm 24,6 vjeç.
Real Madridi momentalisht e ka ekipin me te ri në Champions League. Së shpejti Mourinho do të ketë nën urdhrat e tij edhe Neymarin, i cili është shumë i lidhur për një transfer tek Reali dhe, kështu, parashikohet që Mourinho dhe djemtë e tij do të sundojnë futbollin për 10 vitet e ardhshme.
Real Madridi mburret se ka ndërtuar një ekip që mund të përballet në dekadën e ardhshme pa larguar asnjë prej tyre.
”Një Real Madrid për 10 vite, kjo është ajo që unë mendoj se i duhet ekipit. Kështu ky ekip do të jetë në majat e futbollit botëror deri në vitin 2021 dhe do të garojë në nivel më të lartë me shumë lojtarë që tani janë pjesë e ekipit të tanishëm”, ka thënë Mou.
Me përjashtim të transfereve si Altintop dhe Carvalho, Mourinho nuk ka nënshkruar me asnjë lojtar mbi 23 vjeç. Kushtet që plotësohen në mënyrë të sigurt mund të jenë edhe dy nënshkrimet e ardhshme të Los Blancos: Neymar dhe Coentrao.