Futbollisti kroat ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër Tottenhamit, duke i kërkuar klubit që ta lënë të shkojë tek Chelsea.
“Dua ta lë Tottenhamin miqësisht. E kam shijuar kohën time, por tani është koha për të shikuar një klub tjetër”, tha Modriç.
Chelsea është një klub i madh, me një pronar ambicioz. Ata kanë lojtarë të mrekullueshëm dhe kanë ambicie për ta fituar titullin dhe Ligën e Kampionëve. Dua të qëndroj në Londër. Jam shumë i lumtur këtu bashkë me familjen. Më pëlqen qyteti”, ka thënë kroati 25-vjeçar.
Tottenham ditë më parë hodhi poshtë ofertën e Chelseat, prej 22 milionë funtesh, por tani Abramovich është i gatshëm që t’i bëjë shumë shpejt një tjetër ofertë, prej 30 milionë funtesh.
Modriç është kërkuar edhe nga City dhe United, por duket se ai e ka zgjedhur Chelsean.