Ish-lojtari i CSKA Moskës nuk ka qenë në gjendje të përshtatet me ndryshimet taktike që kanë ndodhur me ish-trajnerin e Barit dhe tani është përgatitur për një largim nga Serie A.
26-vjeçari ishte një hit i menjëhershëm tek tifozët e Juventusit, pas disa shfaqjesh të mira, mirëpo duket se lojtari nuk i përshtatet skemës së Contes.
Por, forma e tij dhe efikasiteti ra në sezonin e kaluar, megjithatë ky u fajësua për lodhje, pas më shumë se një viti pa pushim nga futbolli.
Tani, duket se ai ka gjashtë muaj provë të përshtatet në Juventusin e ri të Contes, përndryshe ai mund të largohet në janar me klubin i cili është i gatshëm për të pranuar një tarifë prej rreth 15 milionë eurosh për të.
Ka interes të dukshëm nga Anzhi dhe CSKA, të cilët do të jenë të përgatitur për të marrë lojtarin përsëri në Rusinë, nëse ai nuk e rifiton besimin me bianconerët.
Krasnic shënoi nëntë gola në 41 paraqitje, në sezonin e tij të parë me Zonja e Vjetër. (LajmeShqip.com)