Kampioni i ri i Italisë, Milan, ka kthyer përsëri vëmendjen tek i riu i River Plate, Erik Lamela, pasi që një marrëveshje me Santosin për Ganson, duke e pamundur, raporton La Gazzeta dello Sport.
Kuqezinjtë dëshirojnë të sjellin një trekuartista në skuadrën e tyre, dhe si cak kryesor këtë verë kishin Ganson, por Santosi duket i gatshëm ta mbajë në skuadër yllin brazilian, duke e bërë Milanin të kërkojë tjetër alternativë.
Tetëmbëdhjetë herë fituesit e Scudettos tashmë kanë qenë të interesuar edhe me parë në 19-vjeçarin argjentinas Erik Lamela dhe ky ndoshta do të jetë pikërisht lojtari që do t’i bashkohet Milanit këtë verë.
Lamela tani duket se është bërë objektivi kryesor i Milanit, dhe thuhet se tashmë gjigantët italianë kanë folur me Marcelo Simonian, agjentin e lojtarit.
Mesfushori me një të ardhme të ndritur është lojtar mjaft i mirë, mirëpo River Plate ka vendosur se nuk do të largojë yllin e tyre nëse oferta është nën 20 milionë euro.