Të dielën, më 14 gusht, në stadiumin Swdbank të Malmos, në Suedi, do të luhet ndeshja miqësore ndërmjet FF Malmo dhe AC Milan.
Gjatë intervalit të lojës do të jenë të pranishëm edhe familja e madhe suedeze, të cilët ishin rossoner në të kaluarën: Liedholm, Nordahl dhe Gren. Kjo ndeshje do t’i mundësojë Zlatan Ibrahimoviçit për t’u kthyer në fushë për të luajtur me ekipin e tij të parë, ekip më të cilin ai bëri debutimin e tij në mesin e profesionistëve në Suedi, në vitin 1999.
Ibrahimoviç shprehet i lumtur për kthimin e tij në Suedi dhe për ndeshjen që do të luajë kundër ekipit të zemrës, ku mes tjerash tha: “Unë jam shumë i kënaqur që do të kthehem së shpejti në qytetin tim, në stadiumin tim për të luajtur një ndeshje. Do të jetë një test i rëndësishëm për mua.”
Milani kishte zhvilluar një ndeshje zyrtare para 15 viteve në Suedi, më 16 tetor 1996, Goeteborg – Milan 2 – 1, në Ligën e Kampionëve.
Kompania ICA Sëeden, e cila ka bërë që kjo ngjarje të jetë e mundur, ka mbështetur për shumë vite Milanin në zhvillimin e futbollit të të rinjve në Suedi, përmes projektit Milan Junior Camp, i cili që nga viti 2005 ka pranuar pjesëmarrjen e më shumë se 15. 000 lojtarëve të rijnë suedez.
Vetëm këtë verë 1200 të rinjë, djemë dhe vajza të moshës 7 – 16 vjeç kanë veshur fanelën e rossonerëve përmes projektit Milan Junior Camp të mbajtur në qytetet: Malmoe, Vasteras, Umea dhe në Stoccolma,
ndërsa më 8 korrik, gjithashtu edhe Franco Baresi (Kapiteni historik Rossoner) do të udhëtojë për në Malmo për të komentuar mbi pjesëmarrjen e ekipit për ndeshjen miqësore të 14 gushtit.