Talenti brazilian është ende në krye të listës së dëshirave të Milanit. Marrëveshja tani është bërë me kompaninë DIS, por ka tre arsye tjera kryesore që mohojnë kalimin e Ganso tek Milani: Ngurrimi i Santos për të ulur kërkesën, çështja e ekstra-komunitarit si dhe gjendja fizike e playmakerit.
Në këto dy arsyetimet e fundit, të paktën dolën gjëra pozitive nga goja e Giancarlo Abete, ku ka konfirmuar se vendimi do të merret në fund të këtij muaji dhe ndoshta mund të kthehen në antikën, që të blihen dy ekstra-komunitarë, në lidhje me shërimin nga ai lëndim, Ganso do të kthehet në fushë në ndeshjen e kthimit të finales për Kupën Libertadores, të mërkurën më 22 qershor në Sao Paolo.
Braida dhe Galliani nuk do të shkojnë të shikojnë Ganson, por administratori ekzekutiv i Milanit i ka kërkuar mikut të tij Edinho të “spiunoj” playmakerin e Santos.
Edhe pse ndoshta jo këtë verë, Ganso mund të vijë në Milan, në muajin janar. Ardhja e faraonit, ndoshta mund të përjashtoj ardhjen e Gansos? Ndoshta, por jo domosdoshmërisht.
Italo-egjiptiani, edhe pse fillimisht është vështirë të gjejë hapësirë të mëdhe në rolin e playmakerit, ai mund të jetë i suksesshëm në rolin e sulmuesit të dytë.