Në faqen e parë të “TuttoSport”, është prezantuar një ide e drejtuesve rossonerë.
Massimiliano Allegri dëshiron një mesfushor i cili mund ta zëvendësonte Andrea Pirlon që është në moshë të shtyrë dhe, sipas Tuttosport, në mendjen e Gallianit është mesfushori brazilian i Interit, Thiago Motta.
Cesare Prandelli i ka bërë thirrje Thiago Mottas se nëse dëshiron të paraqitet në vazhdimësi për kombëtaren, duhet të largohet nga neroazzurët, pasi që nuk po ka rahati për brazilianin.
Marrëveshja mund të jetë e komplikuar, duke ditur marrëdhëniet në mes të dy klubeve, por rossonerët do ta mirëprisnin një lëvizje të brazilianit.